De Jong po luan futboll sikur të ketë 50 kilogramë patate në shpinë

Futboll

De Jong po luan futboll sikur të ketë 50 kilogramë patate në shpinë

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 14:08
De Jong po luan futboll sikur të ketë 50 kilogramë patate në shpinë

Performanca e Frenkie de Jong nuk po vihet në dyshim vetëm te Barcelona. Në Holandë debatohet edhe për ngecjen në lojë të këtij mesfushori, që synonte të bëhej një nga më të mirët në Evropë, por tashmë është në stanjacion.

Ish-futbollistët ndërkombëtar holandez, Dirk Kuyt dhe Ron Vlaar dhanë mendimin e tyre për RTL 7, kanalin televiziv. I pari i kërkoi të ishte më transhendent në sulm, ndërsa i dyti i kërkoi që të shikonte mundësinë e ndryshimit të klubit, sepse nuk ka pasur asnjë përshtatje me Barçën:

“Kundër Bayernit nuk kërkoi asnjë moment mundësinë për të gjuajtur.

Do të doja ta shihja atë aktiv, sepse është dhe vazhdon të jetë një lojtar fantastic, që thjesht i përket majës absolute të Evropës. Kjo fillon me guximin dhe nëse dikush ka guxim në lojën e tij, ky është Frenkie de Jong, – komentoi Kuyt, duke u ankuar se: – Predispozicioni i tij është gjithmonë të ndryshojë lojën, por nuk kërkon pozicionim për të shënuar”.

Për Vlaar, “De Jong po luan futboll sikur të ketë 50 kilogramë patate në shpinë. Ju e dini se çfarë mund të sjellë ai, por në këtë ekip thjesht nuk duket. Unë mendoj se ai është krejtësisht jashtë rolit për momentin. Mendoj se Frenkie do të luante futboll ndryshe për një skuadër si Bayerni”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat