Raiola flet për të ardhmen e Haaland

Futboll

Raiola flet për të ardhmen e Haaland

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 17:24
Erling Haaland

Erling Haaland dhe Mino Raiola kanë qenë në bisedime të vazhdueshme për dy vite mbi të ardhmen e sulmuesit norvegjez, dhe tani kanë një ide të qartë për lëvizjen e tij të radhës.

Haaland iu bashkua Borussia Dortmundit nga Salzburgu në dhjetor të vitit 2019, pasi që skuadar gjermane pranoi të paguajë klauzolën e lirimit prej 20 milionë eurosh.

Që nga ajo kohë, Haaland ka shënuar plot 51 gola në Bundesligën gjermane, ku ka një mesatare prej një goli në çdo ndeshje.

Në fakt, që nga transferimi në Dortmund, Haaland është golashënuesi i dytë më i mirë në Top 5 ligat evropiane duke regjistruar 74 gola, 26 sosh më pak se Robert Lewandowski që ka plot 100 sosh.

Me shumë klube të interesuara në shërbimet e tij, Raiola i cili përfaqëson sulmuesin 21 vjeçar, beson që vetëm ai dhe Haaland do të vendosin për të ardhmen e yllit të Dortmundit në afatet e radhës së transferimeve.

“Ne kemi qenë duke e menduar të ardhmen e tij për dy vite me radhë. Kemi një ide të qartë se ku duhet të transferohet ai, dhe sigurisht që e shikojmë se çfarë ofrojnë të interesuarit. Me një lojtar si ky, ne jemi influencues në market, nuk do të influencohemi”, tha Raiola.

“Unë e kam ndryshuar afatin kalimtar të transferimeve, dhe sot ne agjentët kemi krijuar një lojë anash futbollit, afatin e transferimeve. Ditëve të sotme, çdo dy ditë ne flasim për futbollin, pesë ditët e tjera flasim për transferime”, shtoi agjenti i Haaland.

Që nga rikthimi prej lëndimit, Haaland ka shënuar katër gola në tre paraqitjet e tij të fundit me Borussia Dortmundin, përfshirë këtu edhe në derbin kundër Bayern Munichut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat