Inzaghi mund të festojë

Futboll

Inzaghi mund të festojë

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 19:12
Inzaghi mund të festojë

Numërimi mbrapsht ka mbaruar: Stefan de Vrij është gati të rimarrë vendin e tij në qendër të mbrojtjes së Inter-it.

Grumbullimi për transfertën e Madridit në Champions ka qenë sinjali i fundit për rikuperimin e mbrojtësit holandez, ka shkruar Gazzetta dello Sport.

Inzaghi do të ketë mundësinë të kthejë treshen titullare në mbrojtje kundër Cagliarit, me De Vrij që pritet të rimarrë vendin e tij në krah të Skriniar dhe Bastoni-t, një mbrojtje që është parë herën e fundit në derbin e nëntorit.

Edhe Kolarov është kthyer në dispozicion, ndërsa mbetet akoma jashtë Darmian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat