Partizani i Beogradit përgatitej për ndeshjen, një qen u dhj*t fushën

Futboll

Partizani i Beogradit përgatitej për ndeshjen, një qen u dhj*t fushën

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 23:05
Partizani i Beogradit përgatitej për ndeshjen, një qen u dhj*t fushën

Ndeshja e Ligës së Konferencës në Beograd mes Partizanit vendas dhe Anorthosis, sot dhuroi një episod shumë të veçantë e që po pushton rrjetin.

Pak minuta para fillimit të ndeshjes, kur dy skuadrat po bënin nxemjen për duelin që do të vendoste kush kalonte në fazën me eliminim direkt, një qen hyri në fushën e lojës.

Jo për të luajtur me top, siç ndodh rëndom në stadiume të tjera, por për kryer nevojat personale në fushën e lojës.

Në rrjet qarkullon foto para sfidës kur qeni, pa u shqetësuar, ndalet para njërës nga zonat e rreptësisë dhe kryen nevojat personale e më pas largohet, duke i lënë këtë “kujtim” dy skuadrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat