Ademi: Edhe ky vit ka qenë i vështirë për të gjithë ne

Futboll

Ademi: Edhe ky vit ka qenë i vështirë për të gjithë ne

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 11:47
Ademi: Edhe ky vit ka qenë i vështirë për të gjithë ne

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka shtruar darkën e fundvitit për gazetarët sportivë.

Kësaj radhe janë zgjedhur ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” për takimin festiv me gazetarët, duke pasur parasysh edhe faktin se në këtë impiant gazetarët e kalojnë një pjesë të madhe të punës së tyre.

Në fjalimin e tij para gazetarëve sportivë presidenti Ademi i falënderoi ata për pasqyrimin e ngjarjeve dhe projekteve të FFK-së, por edhe të futbollit kosovar në përgjithësi gjatë vitit 2021, teksa foli shkurtimisht edhe për të arriturat e FFK-së.

“Edhe ky vit ka qenë i vështirë për të gjithë ne, duke pasur parasysh faktin se pandemia ka vazhduar dhe kjo ndikuar që futbolli të luhet me numër të limituar të tifozëve.

Image

Por fatmirësisht aktivitetet kanë vazhduar, e bashkë me to edhe projektet e shumta të FFK-së.

Si çdo herë pjesë përcjellëse e këtyre proceseve keni qenë edhe ju si media dhe si gazetarë sportivë, duke mbështetur punën e mirë që është bërë, por edhe duke kritikuar aty ku e keni parë të arsyeshme.

Image

Megjithatë, në ca raste ka pasur edhe shkrime të cilat nuk kanë pasur të bëjnë me kritikën, por thjesht kanë qenë propaganduese, veçmas në raport me ekipin kombëtar, gjë e cila në media serioze dhe profesionale nuk do të duhej të kishte vend.

Sidoqoftë, unë jam falënderues për punën e gjithsecilit prej jush dhe për atë çfarë bëni për sportin në përgjithësi dhe për futbollin në veçanti. Projektet dhe të arriturat tona në këtë vit kanë qenë të shumta dhe nëpërmjet mediave tuaja ato janë pasqyruar edhe para opinionit të gjerë publik.

Po ashtu, jemi përpjekur që kudo ku kanë ekzistuar mundësitë të ju kemi afër ekipit kombëtar edhe jashtë vendit dhe sigurisht se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, ka thënë ndër të tjera presidenti Ademi, duke i uruar në fund të gjithë gazetarët për një vit të ri të shëndetshëm dhe të suksesshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat