Vllaznia ka formën më të mirë të rezultateve

Futboll

Vllaznia ka formën më të mirë të rezultateve

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 12:55
Vllaznia ka formën më të mirë të rezultateve

Edhe pse dukej se Tirana do të ishte favorite absolute për të fituar kampionatin, Superliga tashmë ka kaluar në një fazë mjaft interesante, teksa disa skuadra luftojnë për titullin kampion.

Diferenca mes Tiranës dhe Kukësit është vetëm 4 pikë, ndërsa vendi i dytë me të tretin ndahen në vetëm 2 pikë.

Gjithashtu statistikat e fundit tregojnë se nuk është Tirana me performancën më të mirë, por Vllaznia.

Në pesë ndeshjet e fundit, shkodranët kanë grumbulluar 11 pikë dhe janë e vetmja skuadër që nuk ka pësuar humbje në këtë hark kohor. Tirana, Kukësi dhe Laçi kanë së paku 1 humbje në 5 përballjet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat