Gerrard: Përballja ndaj Liverpoolit është ndeshja e radhës për ne

Futboll

Gerrard: Përballja ndaj Liverpoolit është ndeshja e radhës për ne

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 15:47
Gerrard: Përballja ndaj Liverpoolit është ndeshja e radhës për ne

Steven Gerrard u rikthye në Premier League, këtë herë si trajner me Aston Villën, ku ka bërë një punë mjaft të mirë, duke marrë tre fitore në 4 ndeshje në krye të pankinës, teksa tani duket se ka ardhur momenti për një tjetër rikthim të bujshëm.

Ish mesfushori anglez do të zbresë sërish në “Anfield Road”, stadium ku për vite të tëra ka dëgjuar t’i thirret emir në koret e tifozëve, pasi është pjesë e historisë së Liverpoolit, fanellën e të cilit ka veshur për 17 sezone dhe në një pjesë të madhe të tyre ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Të shtunën pasdite Aston Villa e tij do të sfidojë “the reds” në “Anfield R9oad” dhe kjo është padyshim një ndeshje emocionuese për Gerrard, që gjithsesi provon të zbehë disi rëndësinë e takimit në konferencën e zakonshme për shtyp.

“E kam vënë re që flitet shumë për këtë rikthim timin në “Anfield Road” dhe i respektoj të gjitha sa thuhen, por unë jam trajner dhe duhet të përgatis skuadrën.

Përballja ndaj Liverpoolit është ndeshja e radhës për ne, që zgjat 90-minuta dhe ku fitorja vlen tre pikë, ndaj unë duhet të përgatis skuadrën për ta përballuar në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh tekniku anglez.

Sa i përket përballjes në fushë, Gerrard deklaroi se Aston Villa e tij është në një formë të shkëlqyer dhe mund të shndërrohet në kërcënim për Liverpoolin, por duhet ta luajë ndeshjen me përqendrim dhe intensitet maksimal gjatë gjithë 90-minutëshit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat