Gerrard rikthehet në Anfield si kundërshtar, shqiptari kundër Arsenalit!

Futboll

Gerrard rikthehet në Anfield si kundërshtar, shqiptari kundër Arsenalit!

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 11:28
Gerrard rikthehet në Anfield si kundërshtar, shqiptari kundër Arsenalit!

E shtuna në Supersport vjen me takime interesante nga kampionatet më të rëndësishme europiane. Vëmendja më e madhe shkon në kampionatin anglez teksa gjithçka nis me sfidën Manchester City-Wolves një ndeshje e lehtë në letër por fusha mund të tregojë tjetër gjë për skuadrën e Guardiolës. Në orën 16:00 do të jetë radha e dy rivalëve të City-t në garën për titullin kampion Liverpoolit dhe Chelsea-t.

Në Anfield Road do të kthehet për herë të parë si kundërshtar këtë herë me stofin e trajnerit kapiteni legjendar Steven Gerrard me Liverpoolin e Klopp që ndaj Aston Villas do të luajë vetëm për tre pikët. Chelsea i Tuchel pasi u mposht nga West Ham dhe humbi vendin e parë në grupin e Champions League pasi barazoi ndaj Zenit, do të kërkojë të rikthehet në rrugën e duhur duke fituar ndaj Leeds United.

Po në orën 16:00 Armando Broja do të ketë mundësi të tregojë veten në sfidën londineze ndaj Arsenalit në Emirates me Southampton që do të kërkojë të bëjë surprizën. Në orën 18:30 Manchester United synon suksesin e tretë radhazi dhe të dytin me Ralf Rangnick në stol pasi sfidon në transfertë Norwich City. 

Në Gjermani vëmendja më e madhe do të jetë te sfidat e orës 15:30 me Bayernin pret në shtëpi Mainz ndërsa Dortmund luan në transfertën ndaj Bochum. Në orën 18:30 do të luhet sfida mes Wolfsburg dhe Shtuttgart.

Në La Liga nuk luajnë skuadrat e mëdha. Dita nis me Espanyol-Levante në orën 14:00, ndërsa dy ndeshjet e tjera që do të transmetohen në ekranin e Supersport janë Valencia-Elche dhe Athletic Bilbao-Sevilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat