Gerrard rikthehet në “Anfield”, ja formacionet e mundshme të Liverpool dhe Aston Villa

Futboll

Gerrard rikthehet në “Anfield”, ja formacionet e mundshme të Liverpool dhe Aston Villa

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 13:42
Gerrard dhe Klopp

Sot me fillim nga ora 16:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes gjigandit anglez Liverpool dhe skuadrës së Aston Villas, e vlefshme kjo për xhiron e 16 të Premier Ligës angleze.

Fokusi do të jetë te legjenda e Liverpoolit Steven Gerrard, i cili në postin e trajnerit te Aston Villa rikthehet për herë të parë në stadiumin “Anfield Road”.

Në xhiron e fundit të kësaj gare, Liverpooli shënoi fitore me rezultat minimal 1:0 kundër Wolverhampton, kurse Aston Villa e mposhti me rezultat të ngushtë 2:1 Leicester Cityn.

Momentalisht, pas 15 xhirosh të zhvilluara, Liverpooli zë vendin e dytë në tabelë me gjithsej 34 pikë, një më pak se lideri i tabelës Manchester City, kurse Aston Villa pozicionohet në vendin e 11 me 19 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te të dy skuadrat do të ketë probleme me mungesa të lojtarëve, ku te Liverpooli nuk do të paraqiten Elliot, Jones dhe Phillips, kurse te Aston Villa do të mungojnë Bailey dhe Traore.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Thiago; Salah, Jota, Mane

Aston Villa (4-3-2-1): Martinez; Cash, Konsa, Mings, Young; McGinn, Nakamba, Luiz; Ramsey, Buendia; Watkins

16:00 Liverpool – Aston Villa (Stadiumi Anfield Road)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat