Lewandowski: I vogël mbaja fanellën e Interit

Futboll

Lewandowski: I vogël mbaja fanellën e Interit

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 13:55
Lewandowski: I vogël mbaja fanellën e Interit

Robert Lewandowski është një nga lojtarët më të vlerësuar në botën e futbollit teksa shkëlqen me fanellën e Bayern Munich. Prej më shumë se 10-vitesh polaku është pjesë e Bundesligës, por së fundmi ka zbuluar se kampionati që e ka tërhequr më së shumti në fëmijëri ka qenë Serie A.

33-vjeçari shprehet se kur ka qenë i vogël ka pas mbajtur fanellën e Interit, ndërsa shton se ka qenë i apasionuar pas një legjende si Alessandro Del Piero.

“Kur isha i vogël kam ndjekur shumë Serie A sepse ka pasur shumë skuadra si Juventus, Inter, Milan apo Roma. Kam pasur një fanellë të Inter, por nuk kam bërë tifo për asnjë nga skuadrat. Lojtarët e mi të preferuar kanë qenë Baggio dhe Del Piero.

Madje, kam mbajtur edhe një bishtalec për t’i ngjasuar Baggios. Më pas jam apasionuar pas Del Pieros, por nuk mund të zgjedh mes këtyre dy futbollistëve”, u shpreh Lewandowski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat