Memelli: Ndaj Vllaznisë do guxojmë, jemi në formë

Futboll

Memelli: Ndaj Vllaznisë do guxojmë, jemi në formë

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 14:23
Memelli: Ndaj Vllaznisë do guxojmë, jemi në formë

Migen Memelli kërcënon Vllazninë. Trajneri i Skënderbeut u shfaq shumë optimist në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Vllaznisë në Loro Boriçi, numri 1 i stolit të korçarëve vlerësoi shkodranët por theksoi se Skënderbeu i ka të gjitha kartat në rregull për të marrë një rezultat pozitiv në Shkodër.

“Çdo ndeshje ka planin e saj. Do përgatitemi për një plan të detajuar në Shkodër sepse Vllaznia është një skusdër pretendente, por gjithsesi jam i bindur se sikur në çdo ndeshje tjetër edhe atje do të bëjmë një paraqitje të jashtëzakonshme”.

“Faktori fushë në futboll tani nuk ndikon shumë, por ne do të bëjmë mirë, është një terren i mirë dhe do të shkojmë më mendimin që performanca të mos bjerë nga ndeshjet e fundit që do të thotë që do bëjmë maksimumin dhe për të marrë pikët e plota në Shkodër”.

“Ne guxojmë në çdo fushë të Shqipërisë për të marrë maksimumin, pavarësisht kush është kundërshtari, ne do guxojmë sepse kemi harmoninë  e mirë në skuadër, kemi cilësi dhe nga këto gjëra ne kemi besim si staf”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat