Bayerni favorit

Futboll

Bayerni favorit

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 15:17
Bayerni favorit

Bundesliga gjermane vazhdon sot me ndeshje në kuadër të xhiros së 15, ku në program do të kemi disa përballje tejet interesante.

Ndeshja hapëse do të jetë ajo mes kampionit aktual Bayern Munich dhe skuadrës së Mainz, ku nikoqirët do të synojnë të përforcojnë vendin e parë me tre pikë të reja.

Po ashtu, krahas ndeshjes mes Bayernit e Mainz, me fillim nga ora 15:30 do të zhvillohet edhe takimi interesant mes RB Leipzig dhe Borussia Monchengladbach.

Momentalisht, pas 14 xhirove të zhvilluara, Bayerni kryeson tabelën me gjithsej 34 pikë, katër sosh më shumë se Borussia Dortmund që zë vendin e dytë, kurse Top 4 e mbyllin Bayer Leverkusen me 27 pikë dhe Freibrug me gjithsej 25 sosh.

Në fund të tabelës gjenden Stuttgart me 14 pikë, Arminia Bielefeld me 10 sosh dhe skuadra e Greuther Furth me vetëm një pikë të arkëtuar. Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Bundesligan gjermane e gjeni më poshtë. 15:30 Bayern Munich – Mainz 15:30 Bochum – Borussia Dortmund 15:30 Freiburg – Hoffenheim 15:30 Hertha Berlin – Arminia Bielefeld 15:30 RB Leipzig – Borussia Monchengladbach 18:30 Wolfsburg – Stuttgart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat