Trajneri boshnjak zbulon arsyen e humbjes së Prishtinës

Futboll

Trajneri boshnjak zbulon arsyen e humbjes së Prishtinës

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 15:44
Trajneri boshnjak zbulon arsyen e humbjes së Prishtinës

Java e 18 në BKT Superligë, apo e fundit për stinorin vjeshtor ka nisur me tri ndeshjet e zhvilluara sot.

Ndeshja kryesore e ditës së sotme u zhvillua në Lipjan, ku Llapi ishte nikoqir i Prishtinës, shkruan Gazeta Olle. Skuadra e Batatinës arriti të shënojë fitore me rezultat 3-2, me një gol në sekondat e fundit të ndeshjes.

Trajneri i skuadrës së “bardhekaltërve” nga kryeqyteti, Abdullah Ibrakoviq, ka thënë se mungesat e kanë bërë të veten.

“Ishim me hendikep pasi kemi luajtur pa katër apo pesë lojtarë. Arritëm që ta kthejmë rezultatin, por sido që të jetë, mungesat e kanë bërë të veten.

Ky grup i lojtarëve duket qartë se është i lodhur pasi prej ndeshjeve të Evropës nuk kanë pasur shumë pushim.

Në stinorin pranveror do të mundohemi që të rifreskohemi. Në stinorin vjeshtor do të kthehemi më ndryshe”, ka thënë pas ndeshjes trajneri boshnjak, Ibrakoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat