Holandezi është gati të kthehet

Futboll

Holandezi është gati të kthehet

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 18:30
Holandezi është gati të kthehet

Inter ka sistemuar të tashmen dhe të ardhmen, duke blinduar Lautaro Martinez dhe Nicolo Barella, për të përmendur dy emrat më të rëndësishëm.

Dhe nëse nuk dihet akoma asgjë përfundimtare për rinovimin e Marcelo Brozovic, do të duhet të kuptohet se çfarë do të ndodhë edhe me një lojtar tjetër të rëndësishëm të zikaltërve: Stefan de Vrij.

Qendërmbrojtësi holandez është gati të kthehet në dispozicion pas dëmtimit, por ajo që shqetëson tifozët është kontrata e lojtarit.

Marrëveshja e De Vrij me Inter skadon në qershorin e vitit 2023 dhe akoma nuk ka patur asnjë kontakt për rinovimin.

Holandezi ka treguar në vitet e fundit se ka qenë thelbësor për Antonio Conte dhe Simone Inzaghi, por rruga e tij me Inter-in mund të ndahet tani.

Tottenham, Newcastle dhe Barcelona janë skuadrat që mund të vihen në lëvizje për yllin e Inter-it, sipas calciomercato.it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat