Krasniqi asiston, shqiptarët me Zurich-un pa problem fitojnë në Lausanne

Futboll

Krasniqi asiston, shqiptarët me Zurich-un pa problem fitojnë në Lausanne

Nga: Kemajl Goca Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 19:49
Bëedian Krasniqi në veprim

Zurich ka fituar tre pikë të rëndësishme në luftë për titullin e kampionit në Zvicër. 

Shqiptarët Bledian Krasniqi, Mirlind Kryezu e Fidan Aliti u paraqitën titullarë për Zurich-un. 

Futbollisti Krasniqi asistoi në golin e parë, të cilën e shënoi Gnonto. 

Futbollisti Gnonto shënoi edhe në minutën e 33-të e Marchesano (56'-nga penalltia). 

Aliti e Krasniqi u ndëshkuan me kartona të verdhë në minutën e 47-të përkatësisht 53-të. Krasniqi u zëvendësua në minutën e 88-të. 

Në minutën e 77-të, Coyle ngushton humbjen në 1:3. 

Pas javës së 17-të,  Zurich kryeson me 37 pikë, ka dy ndeshje më shumë se Baseli në vend të dytë dhe Lausanne është në vend të nëntë me 12 pikë. 

Laussane mbeti me një lojtar me pak nga minuta e 30-të, kur Thomas u ndëshkua me karton të kuq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat