Paçarada me St. Paulin importojnë pikë nga Dyseldorfi

Futboll

Paçarada me St. Paulin importojnë pikë nga Dyseldorfi

Nga: Kemajl Goca Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 23:28
Paçarada me St. Paulin importojnë pikë nga Dyseldorfi

St. Pauli po tregon formë të lartë në Bundesliga II.

Skuadra  St. Paulit importon pikë të madhe nga Dyseldorfi duke luajtur baras (1:1) me Fortunën.

Mbrojtësi nga Kosova, Leart Paçarada, si zakonisht titullar, luajti rol të madh në këtë pikë shumë të rëndësishme të skuadrës së tij.

Ai luajti me vetëmohim të pashoq duke i dhënë iu zemër bashkëlojtarëve.

Faqja e specializuar për statistika "Sofascore", Paçaradën e vlerëson me notë 7.1, ndërsa lojtar i ndeshjes është Marcel Hartel me notën 7.7.

Për St. Paulin shënoi Hartel në minutën e 47-të e për Fortunën Hennings (68'). Pas javës së 17-të, St. Pauli kryeson me 36 pikë, ka 4 më shumë se Darmstadt dhe Fortuna është në pozitën e 11-të me 20.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat