Guardiola afër një rekordi tjetër, ka 4 ndeshje në dispozicion për ta thyer

Futboll

Guardiola afër një rekordi tjetër, ka 4 ndeshje në dispozicion për ta thyer

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 23:47
Pep Guardiola

Pep Guardiola ka vënë në shënjestër një tjetër rekord në Premier League.

Trajneri spanjoll e ka kthyer skuadrën e Manchester City në një forcë evropiane në futboll, duke bërë ligjin në Angli në vitet e fundit.

Gjeniu spanjoll është vënë tani në ndjekje të një rekordi të ri, që ka të bëjë me numrin e fitoreve brenda një viti kalendarik.

Më së shumti fitore në një vit kalendarik në kampionatin anglez ka skuadra e Liverpool, me 33 fitore të regjistruara në vitin 1982.

Manchester City aktualisht në vitin 2021 ka 32 fitore, aq sa kishte Chelsea në vitin 2005.

Për ta barazuar dhe tejkaluar rekordin e Liverpool, Pep Guardiola me Manchester Cityn e tij ka në dispozicion edhe katër ndeshje këtë edicion.

City luan me Leeds United më 14 dhjetor, pastaj ndaj Newcastle më 19 dhjetor para se të pres Leicester më 26 dhjetor, derisa ndeshjen e fundit për këtë vit kalendarik e luan ndaj Brentford më 29 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat