Derbi i Madridit mes Realit dhe Atleticos, ja formacionet e mundshme

Futboll

Derbi i Madridit mes Realit dhe Atleticos, ja formacionet e mundshme

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 13:54
Foto ilustrim

Sonte me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Santiago Bernabeu” do të zhvillohet derbi i kryeqytetit spanjoll mes Real Madridit dhe Atletico Madridit.

Ndeshje e sotme është vlefshme për xhiron e 17 të La Ligas spanjolle.

Pas 16 ndeshjeve të zhvilluara, Real Madridi zë vendin e parë në tabelë me gjithsej 39 pikë të arkëtuara, 10 sosh më shumë se kampioni aktual Atletico që zë vendin e katërt por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në takimin e sotëm të dy trajnerët do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve në skuadër, ku për Realin nuk do të paraqitet Ceballos, ndërsa për Atleticon do të mungojnë Gimenez, Savic, Vrsaljko.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Rodrygo, Benzema, Vinicius

Atletico Madrid (3-5-2): Oblak; Felipe, Gimenez, Hermoso; Llorente, Lemar, Koke, De Paul, Carrasco; Griezmann, Cunha

21:00 Real Madrid – Atletico Madrid (Stadiumi Santiago Bernabeu)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat