Interi kërkon vendin e parë në Serie A, pret në shtëpi Cagliarin

Futboll

Interi kërkon vendin e parë në Serie A, pret në shtëpi Cagliarin

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 14:18
Foto ilustrim

Sot me fillim nga ora 20:45 kampioni italian Inter do të zhvillojë ndeshje si vendas kundër skuadrës së Cagliarit.

Ndeshja e sotme është e vlefshme për xhiron e 17 të Serie A, ku “Nerazzurët” do të kërkojnë me çdo kusht pikët e plota, për tu ngjitur në vendin e parë në tabelë.

Momentalisht, pas 16 xhirove të zhvilluara, skuadra e Interit zë vendin e dytë në tabelë me gjithsej 37 pikë, dy sosh më pak se lideri i tabelës Milani.

Në anën tjetër, Cagliari pas 16 ndeshjeve zë vendin e 18 në tabelë me gjithsej 10 pikë të arkëtuara, aq sa ka edhe Genoa në vendin e 19.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te të dy skuadrat do të ketë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Interin nuk do të paraqiten Correa, Darmian, Eriksen dhe Ranocchia, kurse te Cagliari do të mungojnë Ladinetti, Rog, Strootman dhe Walukiewicz.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Martinez, Dzeko

Cagliari (3-5-2): Cragno; Caceres, Ceppitelli, Carboni; Bellanova, Grassi, Deiola, Marin, Dalbert; Pedro, Keita

20:45 Inter – Cagliari

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat