Kimmich ndryshon mendje për vaksinën

Futboll

Kimmich ndryshon mendje për vaksinën

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 14:23
Joshua Kimmich

Ylli i Bayern Munich, Joshua Kimmich ka ndryshuar mendje lidhur me procesin e vaksinimit kundër Covid-19.

Kimmich ishte në mesin e atyre që refuzojnë të vaksinohen, por problemet e tij së fundmi kanë bërë që ai të ndryshojë mendje.

Anëtari i Bayern ka marrë një infeksion të rëndë në mushkëri, infeksion ky që po ia pamundëson paraqitjen në fushat e blerta. Ai do të mungojë deri në 2022.

Megjithatë, siç raporton ‘Goal’, lojtari ka ndryshuar mendje dhe do të vaksinohet me dozën e parë së shpejti.

“Ishte e vështirë për mua të pajtohem me frikën dhe shqetësimet e mia, gjë që më shtyu të isha i pavendosur për kaq kohë”, ka thënë lojtari.

Këto fjalë të Kimmich janë thënë në një intervistë të tij me ZDF.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat