Nuk ka fitues në Lille - Lyon

Futboll

Nuk ka fitues në Lille - Lyon

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 15:14
Nuk ka fitues në Lille-Lyon

Lille arriti një fitore të madhe në mesjavë, mposhti 1-3 Wolfsburg në Gjermani dhe e mbylli grupin G të Champions League në vend të parë.

Kampionët e Francës u rikthyen sot në fushë, duke e mbyllur në barazim pa gola takimin shtëpiak me Lyon, i vlefshëm për javën e 18-të të Ligue 1.

Pjesa e parë ishte e mbushur me duele të forta, me dy skuadrat që u ndëshkuan me nga dy kartonë të verdhë. Lyon pretendoi për një penallti në minutën e 39-të për një prekje të topit me dorë nga Renato Sanches, por arbitri vazhdoi lojën.

Lille luajti më mirë në 45 minutat e dyta dhe iu afrua disa herë golit me Burak Yilmaz, Ikone, por pa ia dalë të zhbllokojë sfidën.

Minutat e fundit ishin emocionuese, Lille fitoi një penallti në minutën e 79-të, por arbitri kryesor ndërroi mendim pasi pa pamjet në VAR.

Vendasit pretenduan për një tjetër penallti në minutat shtesë pas rrëzimit të Gabriel Gudmundsson në zonë, por arbitri vazhdoi lojën dhe nuk ndryshoi mendim pasi kërkoi ndihmën e teknologjisë.

Në fund barazim 0-0, me dy skuadrat që po kalojnë një moment të vështirë në kampionat. Lille renditet në vend të 11-të me 25 pikë, ndërsa Lyon pozicionohet dy vende më poshtë me dy pikë më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat