Ismet Munishi: Për Prognin çfarëdo që diskutohet është e tepërt

Futboll

Ismet Munishi: Për Prognin çfarëdo që diskutohet është e tepërt

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 16:29
Ismet Munishi: Për Prognin çfarëdo që diskutohet është e tepërt

Gjilanit i ka takuar kryendeshja e javës së 18-të në Superligën e Kosovës në futboll kundër Ballkanit dhe kësisoj është shpallur kampion vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll.

“Kuqebardhëve” iu mjaftoi një gol për ta mposhtur 0-1 Ballkanin në mes të Suharekës.

Kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi është shprehur i lumtur pas përfundimit të ndeshjes.

“Për Prognin çfarëdo që diskutohet është e tepërt. Momentet më të mira të karrierës së tij dhe lojën më të mirë është duke e treguar në Gjilan, ka qenë lojtar i jashtëzakonshëm. I falënderoj djemtë pasi kemi pasur ndeshje të fortë, kundërshtar të mirë që di të luaj futboll”, tha Munishi për Art Sport.

“Janë të gjithë lojtarë të mirë dhe kundërshtar që në momente ka qenë më i mirë se ne. Por ne e kemi shfrytëzuar përvojën e lojtarëve tanë, cinizmin. E kemi njohur kundërshtarin shumë mirë. Cale dhe Torrasa kanë qenë vendimtar te goli i Prognit, që ka qenë një gol spektakolar”.

Munishi në fund tha se skuadra e tij është favorit për titullin e kampionit.

“Me të vërtet e kanë kuptuar edhe lojtarët strategjinë dhe i përshtatemi çdo kundërshtari për të arritur rezultat pozitiv. Jemi për titull kampion, jemi skuadër shumë e fortë dhe kemi bërë ndeshje shumë të mira”, deklaroi trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat