Basha: Sa e kemi pritur këtë fitore,

Futboll

Basha: Sa e kemi pritur këtë fitore,

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 16:34
Basha: Sa e kemi pritur këtë fitore,

Arbër Basha dhuroi asistin e golit të Spartak Ajazit, që i dhuroi Kastriotit fitoren 1-0 ndaj Egnatias. 23-vjeçari foli pas ndeshjes për “Gol pas Goli” në Supersport, duke u shfaqur i lumtur dhe optimist në lidhje me objektivin mbijetesë.

“Mezor e kemi pritur këtë fitore. Kemi punuar gjatë javës, jemi fokusuar shumë tek ekipet që i kemi rivalë direkt. Jemi shumë të gëzuar, luftuam shumë, terreni ndikoi për keq në uljen e ritmit, por nuk mungoi agresiviteti dhe shpirti i garës.

Trajneri na kishte kërkuar të ishim më agresivë, Kastrioti është ekip i tillë dhe kjo ndeshje e tregoi. T’i marrim ndeshjet me radhë, fokusin e kemi në Korçë. Për momentin të festojmë fitoren e sotme dhe t’i marrim gjërat me radhë.

Mbijetesa? Unë kam shumë besim tek ekipi. Kemi luajtur mirë edhe kur kemi marrë rezultate negative, por t’i marrim ndeshjet me radhës. Jam optimist, ekipi stërvitet shumë mirë dhe është i motivuar, shpresoj të marrim rezultat pozitiv në Korçë”, përfundoi Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat