Icardi i ofrohet Juventusit

Futboll

Icardi i ofrohet Juventusit

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 18:42
Icardi

Siç mësohet nga TodoFichajes, Juventus tashmë është duke negociuar me PSG-në për transferimin e Mauro Icardit për merkaton e dimrit. Argjentinasi ka parë sesi i është ulur ndjeshëm kuota e minutave dhe është se ardhja e Messit padyshim që ka vjedhur shumë rëndësi.

Sulmuesi e di që po hynë në vitin e Botërorit dhe nëse vazhdon në Paris, mundësitë e tij për të qenë në listën e përzgjedhur do të jenë më të vogla.

Bashkëshortja e tij, Wanda Nara, prej kohësh ka menduar për t’i gjetur një destinacion të ri dhe të gjitha rrugët të çojnë në Serie A.

Juventusi  momentalisht synon nënshkrimin me Vlahovic, por nuk përjashtohet mundësia që të dy të zbresin në Torino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat