Dëshira e madhe e Manchester United

Futboll

Dëshira e madhe e Manchester United

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 19:20
Dëshira e madhe e Manchester United

Ralf Rangnick e ka nisur me dy fitore minimale në Premier League aventurën si trajner i Manchester United. Gjermani do të mbyllë sezonin në stolin e “Djajve të Kuq” dhe më pas do të mbajë një post drejtuesi në klubin anglez.

Shumë emra qarkullojnë për postin e trajnerit të ri të United, teksa Mirror zbulon të preferuarin e tifozëve.

Ai është Erik ten Hag, i cili drejton Ajax prej 28 dhjetorit të vitit 2017.

Tek United e pëlqejnë shumë stilin ofensiv dhe futbollin e bukur që praktikon 51-vjeçari holandez, i cili qëndron për momentin në “pole” për të zëvendësuar Rangnick në stolin e “Old Trafford”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat