Ismajili e Bajrami me Empolin, gjunjëzojnë Napolin e Rrahmanit

Futboll

Ismajili e Bajrami me Empolin, gjunjëzojnë Napolin e Rrahmanit

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 19:56
Cutrone

Napoli ka zërë në thua në javët e fundit. 

Në tri ndeshjet e fundit vetëm një pikë, sonte pësuan humbje me rezultat 1:0 nga Empoli në stadiumin "Diego Armando Maradona". 

Empoli tregon zemër të madhe, shkakton senzacion duke importuar tre pikë të mëdha. 

Në minutën e71-të, Cutrone shënon dhe ia siguron fitoren. 

Nedim Bajrami dhe Ardian Ismajli paraqiten nga minuta e parë për Empolin, sikur edhe Amir Rrahmani për Napolin. 

Bajrami u zëvendësua në minutën e 64-të. 

Pas javës së 17-të në Serie A, Napoli bie në vend të 4-të me 36 pikë, duke mbetur pas Milanit me 39 pikë, Interit 37, Atalantës 37, ndërsa Empoli ngritët në vend të shtatë me 26.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat