Bayerni ndeshet me Stuttgartin

Futboll

Bayerni ndeshet me Stuttgartin

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 12:51
Bayerni ndeshet me Stuttgartin

Mbrëmja e kësaj të marte do të jetë e ngjeshur më sfida nga kampionati anglez dhe ai gjerman, por edhe nga Kupa e Italisë.

Të pasionuarit e Bundesligës do të kenë mundësi të ndjekin në orën 18:30 përballjen mes Stuttgartit dhe Bayernit të Mynihut, dy skuadra që vijnë pas fitoreve respektive kundër Wolfsburgut dhe Mainzit. Po nga Bundesliga, në orën 20:30, do të transmetohet Wolfsburg-Koln, kundërshtare që ndahen nga vetëm një pikë në tabelën e renditjes.

Emocionet shtohen me transmetimin e dy sfidave të Premier League-s. 

Në orën 20:45, do të transmetohet Norwich – Aston Villa, ndërsa në 21:00 Manchester City – Leeds. Ekskluzivitet i SuperSportit është edhe Kupa e Italisë, që në këtë fazë të 1/16-ave vjen me Genoa – Salernitana, që starton në orën 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat