Shorti i Ligës së Kampionëve ia ndryshon planet Realit për Mbappen

Futboll

Shorti i Ligës së Kampionëve ia ndryshon planet Realit për Mbappen

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 15:49
Kylian Mbappe

Real Madrid ka ndryshuar planet për sulmuesin Kylian Mbappe pas shortit të hedhur dje.

“Los Blancos” kanë mbetur të zemëruar me UEFA-në, pasi shorti 1/16 e Ligës së Kampionëve fillimisht i vendosi ndaj Benficës, por pastaj u anulua dhe në tërheqjen e dytë iu ra kundër PSG-së.

Jo vetëm që PSG ishte skuadra më e vështirë në atë short, por kjo ka ndryshuar edhe planet në merkato.

Me Mbappen që i skadon kontrata në verë, Real Madrid planifikonte që të nënshkruante parakontratë para verës tjetër.

“Los Blancos” synon që të mbyllte marrëveshjen me 1 janar, por shorti ka ndryshuar këtë skenar ku Mbappe mund të luajë kundër Realit me një marrëveshje të arritur.

Sipas Diario AS, Real Madrid do tregojë respekt për PSG-në dhe të pres deri të ndeshja kthyese me 7 mars që të arrijë marrëveshje me francezin.

Fituesi i Kupës së Botës nuk ka nënshkruar marrëveshje të re me PSG-në dhe me shumë gjasa do largohet në verë si agjent i lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat