Pochettino: Kemi cilësi mjaftueshëm për të fituar kundër Realit

Futboll

Pochettino: Kemi cilësi mjaftueshëm për të fituar kundër Realit

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 19:08
Pochettino: Kemi cilësi mjaftueshëm për të fituar kundër Realit

Pochettino thotë se PSG është mjaftueshëm e fort për ta mposhtur Real Madridin.

Paris Saint Germain vs Real Madridi do të jetë super përballja në Ligën e Kampionëve.

Këto dy skuadra u hodhën përballë njëra tjetrës vetëm pas përsëritjes së shortit, që s’kishte ndodhur më parë, që tashmë shihet si një skandal i madh i UEFA-s që ende s’ka kërkuar falje.

Sido që të jetë, duke mos folur për atë që ndodhi, Pochettino ka mirëpritur shortin dhe beson se ekipi i tij mund ta eliminojë Real Madridin.

“Ndeshja do të jetë në shkurt, forma e ekipeve në këto momente nuk vlen shumë”, tha Pochettino.

“Kemi cilësi mjaftueshëm për të fituar këto përballje dhe për të kaluar në rundin tjetër".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat