Umtiti te Benfica?

Futboll

Umtiti te Benfica?

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 19:14
Samuel Umtiti

Kohëve të fundit është duke u raportuar se mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti mund t’i bashkohet Benficës.

Mediat spanjolle raportojnë se dy klubet janë në negociata dhe shumë shpejtë mund të arrijnë marrëveshje për francezin që nuk është i dashur në “Camp Nou”.

Sidoqoftë, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar se nuk ka marrëveshje mes klubeve dhe problemi kryesor do të jetë paga e lojtarit.

“Nuk ka negociata mes Benficës dhe Barcelonës për Samuel Umtitin. Paga është problemi kryesor, nuk ka bisedime për momentin”.

“Barcelona shpreson të gjejë zgjidhje për Umtitin dhe Coutinhon në janar dhe janë duke punuar për këtë gjë”, shkroi ai.

Ndërkohë, raportohet se disa klube të Premierligës e pëlqejnë Coutinhon, por ende nuk dihet nëse futbollisti është i hapur për largimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat