Uruguai me trajner të ri

Futboll

Uruguai me trajner të ri

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 11:09
Uruguai me trajner të ri

Federata Uruguaiane e Futbollit ka zyrtarizuar trajnerin e ri të përfaqësueses së këtij vendi, i cili e zëvendëson në këtë detyrë veteranin Oscar Tabarezin.

I përzgjedhuri është Diego Alonso, ish-sulmues i Valencias dhe Atleticos së Madridit

Oscar Tabarez qëndroi në krye të përfaqësueses së Uruguait nga viti 2006 deri në 2011 dhe ka fituar Kupën e Amerikës në vitin 2011, ndërsa në 2010 u rendit i katërti në këtë kompeticion.

Diego Alonso e ka filluar karrierën e tij si trajner vitet e fundit duke drejtuar skuadra të ndryshme në Amerikën Qendrore si: Pachuca dhe Monterrey, skuadra me të cilat ka fituar 2 Champions League të CONCACAF.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat