St. Etienne me trajner të ri

Futboll

St. Etienne me trajner të ri

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 11:43
St. Etienne me trajner të ri

Më shumë se një javë pas shkarkimit të Claude Puel, skuadra e St. Etienne, e fundit në renditjen e Ligue 1, ka emëruar trajnerin e ri.

Bëhet fjalë për, Pascal Dupraz, i cili ka për detyrë ndryshojë menjëherë ecurinë e rezultateve për të kthyer qetësinë te të gjelbrit, të cilët në 18 javët e para të kampionatit, pra thuajse gjatë gjithë fazës së parë, kanë grumbulluar vetëm 12 pikë.

Dupraz, 59 vjeç, ishte i lirë që nga vera e kaluar, pas përfundimit të kontratës me Caen.

Në sezonin 2015-16 ai arriti të shmangte rënien nga kategoria të Toulouse. Kontrata që ka nënshkroi do ta lidhë me klubin deri në fund të sezonit aktual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat