Bielsa: City luan kështu tërë kohën

Futboll

Bielsa: City luan kështu tërë kohën

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 11:52
Bielsa: City luan kështu tërë kohën

Trajneri i Leeds United, Marcelo Bielsa, ka thënë se nuk është në gjendje të nxjerrë asgjë të vlefshme nga ajo që e quajti paraqitja më e dobët ndër vite në disfatën dërrmuese 7:0 kundër Manchester City.

Plot gjashtë futbollistë të ndryshëm shënuan gol në fitoren plotësisht dërrmuese të City kundër Leeds në Etihad të martën.

Kevin de Bruyne shënoi dy gola, ndërsa Phil Foden, Jack Grealish, Riyad Mahrez, John Stones dhe Nathan Ake shënuan nga një herë.

Leeds e përjetoi humbjen më të thellë pas më shumë se një shekulli dhe si pasojë bie në vendin e 16-të në Premierligë.

“Nuk është se City luajti shumë mirë, më e dukshme ishte loja jonë e dobët”, tha Bielsa pas ndeshjes.

“City luan kështu tërë kohën, apo ngjashëm. Por ne nuk kemi luajtur kurrë kaq dobët në këto katër vite”, theksoi ai.

“Nuk mund të nxjerr asgjë pozitive nga paraqitja jonë. Nuk mund të gjejë asgjë të vlefshme”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat