Cerezo ka mohuar mundësinë e largimit

Futboll

Cerezo ka mohuar mundësinë e largimit

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 18:12
Cerezo ka mohuar mundësinë e largimit

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo ka mohuar mundësinë e largimit të sulmuesit Joao Felix.

Portugezi është transferimi më i shtrenjtë i Atleticos që kushtoi hiq më pak se 126 milionë euro në vitin 2019.

22-vjeçari impresionoi në fillimin e sezonit, por pastaj filloi të humbasë formën dhe kohëve të fundit e ka gjetur vetën në stol.

Është raportuar që ekziston mundësia e largimit në janar, mirëpo Cerezo ka mohuar këtë mundësi.

“Për ne, ai është i patransferueshëm”, tha shkurtimisht ai për Cadena Ser.

Felix ende ka shumë kohë që të arrijë tërë potencialin te Atletico, ngase është vetëm 22-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat