City nderon Agueron, statujë në “Etihad” në nder të argjentinasit

Futboll

City nderon Agueron, statujë në “Etihad” në nder të argjentinasit

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 19:06
City nderon Agueron, statujë në “Etihad” në nder të argjentinasit

Problemet me zemrën e detyruan Sergio Aguero-n që të tërhiqet nga futbolli i luajtur në moshën 33-vjeçare.

Ai luan prej vitesh në nivelet më të larta të këtij sporti, ndërsa për 10 vite me radhë ishte idhulli i tifozëve të Manchester City-t në “Etihad Stadium”.

Në shenjë nderimi për karrierën në këtë klub, anglezët kanë vendosur ta përjetësojnë me një statujë në një nga zonat më të vizituara të stadiumit.

Aguero luajti plo 390 ndeshje me Manchester City-n në dhjetë sezone pa shkëputje për anglezët, duke shënuar 260 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat