Todorovski paralajmëron Kosovën

Futboll

Todorovski paralajmëron Kosovën

Nga: K. Goca Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 19:21
Maqedonia e Veriut U-21

Maqedonia e Veriut U-21 nesër në qendrën stërvitore “Petar Millosevski” do të luajë ndeshjen e parë nga dy miqësoret ndaj Kombëtares së Kosovës U-21, shkruan media maqedone “Sportmedia”.

Trajneri i Maqedonisë U-21, Dragi Kanatllarovski, për ndeshjen e nesërme miqësore tha se do t’i jap rast lojtarëve të gjeneratës 2002/2003.

Futbollisti i talentuar Dimitar Todorovski kërkon fitore ndaj Dardanëve.

“Lojtarët e rinj priten mirë, atmosfera në kombëtare është e mrekullueshme, ne funksionojmë si një familje.

Kemi një gjeneratë të madhe të lojtarëve të rinj, shpresoj që cilësia që kemi është e padiskutueshme dhe do të mund ta tregojmë në ndeshjen e nesërme kundër Kosovës”, tha mes të tjera Todorovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat