E tepron, ndalohet në aeroport me 20 mijë euro cash

Futboll

E tepron, ndalohet në aeroport me 20 mijë euro cash

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 19:53
E tepron, ndalohet në aeroport me 20 mijë euro cash

Kostas Manolas është larguar për disa ditë nga Napoli për në Greqi.

Mbrojtësi i skuadrës italiane ka qenë shpesh i dëmtuar dhe jashtë formacionit të Luciano Spalletti-t (i cili preferon Rrahmanin), u largua nga Italia me një leje ndoshta të rënë dakord me klubin, për të fluturuar drejt vendit të origjinës.

Çdo gjë ishte normale, nëse lojtari nuk do të ndalohej në aeroportin Capodichino.

Lojtari është gjobitur nga Guardia di Finanza, pas një kontrolli, pasi kishte me vete cash mbi 20 mijë euro. Kjo bie ndesh me ligjet e shtetit italian, që mundohet të luftojë pastrimin e parave.

Mbrojtësi i Napolit ka mbërritur në Greqi ku me siguri do t’i nënshtrohet  kontrolleve të mëtejshme mjekësore duke pasur parasysh dëmtimin e gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat