Xavi merr përforcimin e parë

Futboll

Xavi merr përforcimin e parë

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 20:21
Xavi merr përforcimin e parë

Ka ardhur përforcimi i parë për Xavi-n, por nuk bëhet fjalë për një futbollist.

Doktori Ricard Pruna do të largohet nga Emiratet Arabe dhe do të kthehet shumë shpejt në Katalonjë për të drejtuar stafin mjekësor të skuadrës blaugrana.

Sharjah, në fakt, ka lajmëruar zgjidhjen e kontratës me doktorin:

“Kemi pranuar kërkesën e Barcelona-s dhe kemi arritur një marrëveshje me doktorin Ricard Pruna, i cili do të kthehet në klubin e tij të vjetër kur të lajmërojmë mjekun e ri të skuadrës”, lexohet në komunikatën zyrtare të Sharjah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat