Monchengladbach në krizë të rezultateve, pëson edhe një humbje

Futboll

Monchengladbach në krizë të rezultateve, pëson edhe një humbje

Nga: K.G. Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 20:23
Monchengladbach në krizë të rezultateve, pëson edhe një humbje

Skuadra e Monchengladbach është në krizë të rezultateve, pëson humbjen e katërt rresht në Bundesliga I. 

Monchengladbach si vendas mposhtet me rezultat 3:2 nga Eintracht Frankfurti. 

Për Monchengladbach shënuan Neuhaus (6'), Bensebaini (54') dhe për Eintrachtin realizuan Borre (45'), Lindstrom (50') e Kamada (55'). 

Nga minuta e 70-të, Eintracht mbetet me një lojtar me pak, Tuta përjashtohet pas dy kartonëve të verdhë. 

Pas javës së 16-të në kampionatin gjerman Eintracht renditet në vend të 7-të me 24 pikë e Monchengladbach është në të 13-tin me 18.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat