Trajneri anglez vlerëson shqiptarin

Futboll

Trajneri anglez vlerëson shqiptarin

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 11:05
Trajneri anglez vlerëson shqiptarin

Ralph Hasenhuttl ka në organikën e Southampton një xhevahir si Armando Broja dhe trajneri 54-vjeçar nuk mund të jetë veçse shumë i lumtur për këtë fakt. Edhe në mbrëmjen e së mërkurës, ku “Shenjtorët” barazuan me rezultatin 2:2 në transfertë ndaj Crystal Palace, sulmuesi i kombëtares ishte protagonist kryesor për të tijtë.

Fillimisht, 20-vjeçari fitoi një goditje dënimi në hyrje të zonës që u shndërrua në gol nga shoku i skuadrës, Ward-Prose, ndërsa më pas realizoi vetë nga distanca.

Për Brojën ishte goli numër katër në kampionat, duke u bërë edhe golashënuesi më i mirë për Southampton në këtë sezon. Kështu, pas ndeshjes, trajneri Hasenhuttl lavdëroi futbollistin kuqezi, ndërsa theksoi se në fushë dallohet qartësisht se sa i rëndësishëm është Broja për skuadrën.

“Unë isha shumë i lumtur që Broja ia doli të rikuperohej në kohë për ndeshjen ndaj Crystal Palace, sepse nuk kishte garanci që mund të luante pas një dëmtimi në sfidën e kaluar. Pastaj, në fushë të gjithë e shohin qartësisht se sa i rëndësishëm është ai për skuadrën tonë.

Në këtë moment na duhen të gjithë futbollistët, mund të ndodhë që për një ndeshje je jashtë skuadre, por në sfidën pasardhëse të duhet të luash sepse të gjithë janë të rëndësishëm”, u shpreh Hasenhuttl.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat