Shtyhet ndeshja Leicester - Tottenham

Futboll

Shtyhet ndeshja Leicester - Tottenham

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 13:57
Shtyhet ndeshja Leicester - Tottenham

Ndeshja e së enjtes në Premierligës mes Leicester City dhe Tottenham Hotspur është shtyrë për shkak të shpërthimit të Covid-19 në futbollin anglez.

Kjo është ndeshja e katërt e Premierligës, e paraparë për sonte në orën 20:30, që shtyhet në javën e fundit.

Për Tottenhamin, kjo është ndeshja e tretë radhazi që shtyhet, pas asaj kundër Rennes në Europa Conference League dhe asaj në Premierligë kundër Brightonit në fundjavë.

Këto shtyrje ndeshjes vijnë pasi tetë futbollistë dhe pesë anëtarë të stafit të klubit nga Londra veriore dolën pozitivë në testin për Covid-19.

Edhe Leicesteri është goditur nga një numër i madh rastesh me koronavirusit.

Kjo shtyrje vjen pak orë pasi trajneri i Brenfordit, Thomas Frank, bëri thirrje që Premierliga t’i pezullojë të gjitha ndeshjet e fundjavës për shkak shpërthimit të Covid-19.

Ndeshjet e tjera të shtyra gjatë kësaj jave në Premierligë ishin ai mes Manchester United dhe Brentford të martën dhe Watford kundër Burnley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat