Juventusi ia mësyn Martialit

Futboll

Juventusi ia mësyn Martialit

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 14:40
Juventusi ia mësyn Martialit

“Bianconeri” kanë nevojë për sulmues për pjesën e dytë të sezonit pasi po çalojnë në fazën ofansive.

Që prej largimit të Cristiano Ronaldos, sulmi i Juventusit ka rënë në mënyrë drastike.

Kjo është arsyeja që i ka shtyrë Bardhezinjtë të mendojnë për përforcime për pjesën e dytë të sezonit.

Mediumi italian “Tuttosport” raporton se “Bianconeri” ia kanë vënë syrin sulmuesit të Manchester United, Anthony Martial.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, “Zonja e Vjetër” do të mundohet ta huazojë lojtarin për gjashtë muaj.

Trajneri Massimiliano Allegri e ka kërkuar një sulmues dhe duket se kryesia e klubit e ka gjetur atë.

Tash duhet të shikohet disponimi i “Djajve të Kuq” nëse janë të gatshëm ta lënë të lirë sulmuesin francez apo jo.

Kjo pasi gjatë janarit nga “Old Trafford” mund të largohet edhe Edinson Cavani, i cili mund të përfundojë në Barcelonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat