Pas shortit të Shqipërisë reagon edhe trajneri Reja: Doja të evitonim Serbinë, është shumë e fortë

Futboll

Pas shortit të Shqipërisë reagon edhe trajneri Reja: Doja të evitonim Serbinë, është shumë e fortë

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 21:28
Edoardo Reja

Pasi që Kombëtarja e Shqipërisë mësoi shortin në Ligën e Kombeve, ka pasur reagime të shumta, e ndër ta ishte edhe trajneri i kombëtares Edoardo Reja.

Shqipëria u pozicionua në Grupin 2 të Ligës B të kësaj gare, së bashku me kombëtaret e tjera si ajo e Rusisë, Izraelit dhe Islandës.

Pas këtij shorti, trajneri Reja reagoi duke thënë që dëshira e tij ishte që ta evitonte Serbinë, ku këtë të fundit e cilësoi shumë të fortë.

“Unë doja të evitonim Serbinë sepse është sigurisht skuadër shumë e fortë, edhe Rusia mund të them që është e fortë dhe dua ta evitonim, por është e qartë që një nga ekipet e forta do ta kishim në grup”, tha Reja.

Po ashtu, Reja foli edhe për Kombëtaren e Islandës, për të cilën tha se nuk ka shumë njohuri, por pavarësisht kësaj grupin e cilësoi shumë të vështirë.

“Islandën nuk e njohim shumë mirë për momentin se në çfarë gjendje është. Ka ndryshuar shumë në krahasim me vitet e fundit, ka bërë një skuadër më të re dhe nuk e di se çfarë mund të them më saktësisht. Por është e çartë që është një grup i vështirë si të gjitha grupet e tjera me të gjitha skuadrat ne këtë Ligë B të Nations League, por ne jemi të bindur që mund të bëjmë më mirë, të kemi një sezon të mirë.”, tha Reja.

Në fund, Reja tregoi që objektivi kryesor i Kombëtares së Shqipërisë është që të mos zbres një ligë më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat