Xavi e do me çdo kusht yllin e Manchester Cityt në skuadër

Futboll

Xavi e do me çdo kusht yllin e Manchester Cityt në skuadër

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 11:20
Xavi e do me çdo kusht yllin e Manchester Cityt në skuadër

Trajneri i Barcelonës Xavi ka bërë prioritet sulmuesin spanjoll të Manchester Cityt Ferran Torres, pasi që e sheh si lojtar kyç për skuadrën në të ardhmen, raporton “SPORT”.

Torres kishte bërë paraqitje tejet të mira me Kombëtaren e Spanjës në Kampionatin Evropian Euro 2020, dhe Xavi preferon stilin e tij sulmues që ta ketë te “Blaugranët”.

Sidoqoftë, raportohet se Barcelonës i duhet që ta shesë anësorin Ousmane Dembele, në mënyrë që të përballojë pagën e Torres.

Që prej transferimit të tij nga skuadra e Valencias te Manchester City, Torres ka arritur të bëjë 43 paraqitje për skuadrën angleze, duke regjistruar 16 gola dhe katër asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat