Komplikohet rinovimi me Insignen

Futboll

Komplikohet rinovimi me Insignen

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 11:39
Komplikohet rinovimi me Insignen

Ditët kalojnë dhe Lorenzo Insigne e sheh veten gjithnjë e më shumë larg Napolit, skuadër në të cilën është edhe kapiten, pasi në verën e ardhshme i skadon kontrata dhe deri tani nuk ka një marrëveshje rinovimi.

Nga një janari, sulmuesi italian është i lirë të zgjedhë vetë të ardhmen e tij, ndërsa menaxheri i tij, Vincenzo Pisacane ka sqaruar edhe ecurinë e negociatave me Napolin, duke paralajmëruar këta të fundit.

“Oferta e De Laurentiis nuk është e pranueshme dhe nuk respekton aspak kontributin e Insignes.

Nga një janari ai është i lirë, megjithatë ne kemi vendosur që gjithë janarin t’i japim kohë klubit të Napolit, për të gjetur një zgjidhje që kënaq të gjithë palët. Nëse kjo zgjidhje nuk do të vijë, atëherë nga data 1 shkurt, do të shqyrtojmë ofertat që na vijnë, për të zgjedhur më të mirën”, deklaroi menaxheri i Insignes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat