Gasperini ka bërë një punë shumë të mirë

Futboll

Gasperini ka bërë një punë shumë të mirë

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 11:54
Bergomi

Giussepe Bergomi, ish-mbrojtësi i Inter-it dhe tashmë një komentator i “Sky”,  ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, në të cilën ka analizuar favoritët e Seria A.

“Interi është në një formë shumë të mirë, Inzaghi po bënë një punë perfektë dhe tashmë zikaltërit janë në vendin e parë.

Por, nëse flasim ashtu siç duhet, i vetmi ekip që mund të ndalë Interin momentalisht është Atalanta.

Gasperini ka bërë një punë shumë të mirë me klubin e tij dhe personalisht se e meriton një Skudetto për këto vitet e fundit të cilët kanë bërë një performancë perfekte.

Por nuk duhet të harrojmë Milanin dhe Napolin pasi ato do të rikthehen më të fortë në janar dhe dueli për vendin e parë do të bëhet interesant.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat