Mourinho zbulon diferencën me Gasperinin

Futboll

Mourinho zbulon diferencën me Gasperinin

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 18:11
Mourinho zbulon diferencën me Gasperinin

Josè Mourinho ka folur në konferencë për shtyp në prag të sfidës së të shtunë kundër Atalanta-s.

Trajneri portugez ka analizuar ndeshjen kundër bergamaskëve.

“Ka një diferencë thelbësore mes meje dhe Gasperini-t: ai punon prej gjashtë vitesh tek Atalanta, unë prej gjashtë muajsh te Roma. Do të thotë jo vetëm shumë stërvitje, por 12 sesione merkatoje kundër një”, ka thënë Mou.

“Ata janë një klub fantastik, shumë i qëndrueshëm. I kam njohur si një skuadër e mesit të tabelës, tani janë për Champions League dhe luajnë për titullin.

Ne kemi pronarë të rinj që po bëjnë një punë shumë të mirë. Ka vetëm një gjë për të cilën kam dyshim: ne mund të fitojmë. Futbolli është futboll dhe kemi lojtarë të mirë”.

Të tjera komplimente për Atalanta-n:

“Unë kam kaluar shumë vite në klube që bënin merkato për sot dhe jo për nesër. Unë e vlerësoj një projekt si ai i Atalanta-s, janë gjashtë vite që bëjnë një merkato të zgjuar me një skuadër që bëhet e fortë edhe ekonomikisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat