Barcelona i ofron kontratë 18 mujore lojtarit të njohur

Futboll

Barcelona i ofron kontratë 18 mujore lojtarit të njohur

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 19:28
Barcelona i ofron kontratë 18 mujore lojtarit të njohur

Barcelona i ka ofruar një kontratë Edinson Cavani-t deri në fundin e sezonit 2022/23.

Marrëveshja aktuale e sulmuesit uruguaian me United skadon qershorin e ardhshëm.

Sipas gazetarit spanjoll Gerard Romero, Barcelona i ka ofruar Cavani-t një kontratë 18-mujore që do ta mbante atë në Camp Nou deri në qershorin e 2023-shit.

Blaugranat mësohet t’i kenë ofruar Cavani-t 3.5 milionë euro, me bonuse që arrijnë deri në 1 milionë euro për gjashtë muajt e parë të marrëveshjes, para se kushtet e kontratës të përmirësohen.

Besohet se Cavani do të fitojë deri në 4 milionë euro në sezonin e dytë, me bonuset që mund të arrijnë deri në 1.5.

Sipas Mundo Deportivo, uruguaiani do të transferohej me shumë dëshirë në Barcelonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat