Çiro Bllazheviqi tregon për besën shqiptare dhe si e morën në Prishtinë

Futboll

Çiro Bllazheviqi tregon për besën shqiptare dhe si e morën në Prishtinë

Nga: Kemajl Goca Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 20:42
Çiro Bllazheviqi tregon për besën shqiptare dhe si e

Trajneri më i mirë kroat, Mirosllav Çiro Bllazheviç, trajner i Prishtinës në pranverën e vitit 1985, flet hapur për gjithçka por edhe si ia  “rrëmbyen” zemrën në Prishtinë. 

Bllazheviçi nuk e harron kurrë periudhën e bukur si trajner në klubin e futbollit Prishtina në vitin 1985, kur garonin në ligën e parë ish jugosllave.

“Tre të rinj vijnë që të më marrin dhe më thonë: ‘Po vjen në Prishtinë me ne!’ Unë u shpjegoj që nuk mundem, kam edhe një vit kontratë (Grasshoppers) dhe ata më thonë se duhet më pas besë. E di çfarë është besa (premtimi shqiptar me çmimin e jetës) dhe shkoj te presidenti e i them:

"Tani do të eci në rrugën kryesore për në stacion edhe nëse askush nuk më përshëndet, unë do të iki’. Ai më tha se nuk do të më paguante, unë iu përgjigja se nuk duhej dhe u nisa për në Kosovë.

Në Prishtinë në orën 3 të mëngjesit më pritën një mijë veta, të gjithë me shalla të bardha! Kështu që unë u them atyre:

‘Ata nuk janë aq të varfër këtu kur të gjithë kanë shalle të bardha’ dhe më pas kuptoj që ata morën çarçafët dhe i bën shallet prej tyre!”, tha mes të tjera Bllazheviçi për media kroate “24 Sata”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat