Serie A, derbi mes Atalantas dhe Romës

Futboll

Serie A, derbi mes Atalantas dhe Romës

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 13:44
Ilustrim

Serie A rikthehet sot me vetëm tri ndeshje, të vlefshme këto për xhiron e 18 të sezonit 2021/22.

Ndeshja më interesante, dhe hapëse për programin e sotëm do të zhvillohet nga ora 15:00, ku në stadiumin “Gewiss” Atalanta pret në shtëpi Romën, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, ndeshje sot do të zhvillojë edhe gjigandi italian Juventus, ku është mysafirë i skuadrës së Bolognas.

Momentalisht, pas 17 xhirove të zhvilluara Atalanta zë vendin e tretë në tabelë me gjithsej 37 pikë, nëntë sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Roma që pozicionohet në vendin e gjashtë.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Serie A e gjeni më poshtë.

15:00 Atalanta – Roma

18:00 Bologna – Juventus

20:45 Cagliari – Udinese

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat